Basha mbledh aleatët në selinë blu. Ja çfarë do diskutohet

Shqipëria

Basha mbledh aleatët në selinë blu. Ja çfarë do diskutohet

Më: 26 prill 2017 Në ora: 16:50
?Kreu i PD-së Luzlim Basha

Kreu i PD-së Luzlim Basha do të mbledhë aleatët e opozitës në selinë blu. Takimi mësohet se do të bëhet në orën 18:00, ndërsa do të diskutohen për negociatat me mazhorancë.

Burime nga PD thanë se fillimisht Basha do të takohet vetëm me aleatët që janë edhe parti parlamentare.

Më pas do të mblidhen të gjithë aleatët e opozitës së bashkuar.

Në fund do të ketë edhe një qëndrim të opozitës së bashkuar në lidhje me krizën politike dhe ftesat e bëra për dialog.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat