Edi Rama: Kush gënjen

Shqipëria

Edi Rama: Kush gënjen

Nga: A.M. Më: 26 prill 2017 Në ora: 16:53
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar raportin e “Reporterët pa kufij” për lirin e mediave.

Rama ka shkruar në Facebook se përballë kësaj situate ndërkombëtare, “Reporterët pa kufij” e radhitën këtë vit Shqipërinë në vendin e 76, ndryshe nga një vit më parë kur ishte në vendin e 82-të.

Postim i plotë:

KUSH GËNJEN (25)

Në raportin e sapopublikuar për gjendjen e Lirisë së Medias në botë “Reporterët pa kufij” vlerësojnë pozitivisht Shqipërinë duke e pozicionuar 6 vende më lart se një vit më parë.

“Reporterët pa kufij” vlerëson se në botë është shënuar një "rënie e thellë dhe shqetësuese" e lirisë së medias.

Organizata vlerëson se me rënien e shkallës së demokracisë, retorikën helmuese, ndikimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta politike dhe shtimin e udhëheqësve autoritarë në botë, po rritet numri i vendeve ku liria e medias është më e kërcënuar se kurrë.

Por përballë kësaj situate ndërkombëtare, “Reporterët pa kufij” e radhitën këtë vit Shqipërinë në vendin e 76, ndryshe nga një vit më parë kur ishte në vendin e 82-të. Shqipëria përparuar në renditje me 6 pozicione, së bashku me Kosovën e cila radhitet e 82-ta, ndryshe nga një vit më parë kur ishte radhitur në vendin e 90-të

Nga vendet e rajonit, më mirë qëndron Bosnja dhe Hercegovina që është radhitur në vendin e 65-të, e pasuar nga Serbia në vendin e 66-të, Kroacia në vendin e 74-të dhe Mali i Zi në vendin e 106-të. Në pozitën më të rëndë është Maqedonia që është radhitur në vendin e 111-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat