Paloka: Çadra simbol i rezistencës deri në fitore

Shqipëria

Paloka: Çadra simbol i rezistencës deri në fitore

Më: 26 prill 2017 Në ora: 17:08
Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka

Javën e ardhshme opozita në Shqipëri pritet të përshkallëzojë protestën e saj në të gjithë vendin, për të kulmuar në 7 maj në Kavajë, në përpjekje për të pamundësuar zgjedhjet pa opozitën.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, paralajmëron përshkallëzimin e protestestës në të gjithë Shqipërinë, duke siguruar se rezistenca në çadër do të vijojë deri në fitoren e kauzës së opozitës që do i japë vendin zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike.

“Keqkuptime dhe keq interpretime të medias për protestën. Çadra simbol e rezistencës vazhdon deri në fitore. Protesta do përshkallëzohet në të gjithë Shqipërinë”, thekson Paloka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat