Berisha denoncon: Në Shqipëri nuk lejohet ndërprerja e marrjes së drogës, ja ç’ndodh në spitale

Shqipëria

Berisha denoncon: Në Shqipëri nuk lejohet ndërprerja e marrjes së drogës, ja ç’ndodh në spitale

Më: 26 prill 2017 Në ora: 18:07
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar mungesën e ilaçit Metadon në spitalet shqiptar, medikament që përdoret nga pacientët që kanë qenë të varur nga droga.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha ka publikuar ankesën e një të riu që thotë se ka 8 muaj që ky ilaç mungon.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Ne Narko-republiken e Norieges nuk lejohet ndreprerja e marrjes se droges!
Prej tete muajve ne Shqiperi mungon Metadoni, ilaçi jetik per ata qe nderpresin marrjen e droges.

Lexoni mesazhi trondites te njerit prej te rinjve qe kane nderprere marrjen e droges! Sb

"Z. Berisha. Po ju shkruaj ju me shpresen e madhe se do i jepni jehone hallit qe kam une dhe 10000 persona te targetgrupit tim. Ne radhe te pare shpresoj se do e kuptosh hallin tone se ju keni qene vet mjek. Une jam nje viktime e droges heroine dhe e kam fituar ate beteje fal medikamentit " Metadon" qe ne qeverisjen tuaj nuk na mungoje kurre. Sot Ministria Shendetesise dhe Instituti shendetit publik kane 8 muaj qe nuk bejne tenderimin dhe situata eshte bere teper kritike pasi gjithe ky target grup per te kompesuar kete medikament do kthehen serish te droga; Katastrofe. 10000 paciente po hidhen ne rruge. Keta 10000 mije persona sikur nga 2gr. heroine ne dite i bie 2 kile ne dite te shitura me pakice dhe fitimi kalon 100 mije € dita. Kjo pune po behet me kast se po afrojne zgjedhjet dhe i duhen leke, se furnitoret kryesor te heroines jane vete shefat e antidroges pasi nuk e asgjesojne drogen e sekuestruar por e rihedhin serisht ne treg. Nje pjese e ketyre pacienteve jane ne burg dhe kane nisur revoltat dhe duke prere damaret se i mungon ilaci me jetik per ta. Per c'fare te shkruajta me larte eshte c'do gje e vertete dhe nese kam shtuar nje presje mbaj pergjegjsi. Te lutem verifikoje dhe jepi jehone hallit tone. Sinqerisht dhe Respekt."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat