Gjekmarkaj sherr me Spartak Ngjelën: E quajte Berishën marshall...

Shqipëria

Gjekmarkaj sherr me Spartak Ngjelën: E quajte Berishën marshall...

Më: 27 prill 2017 Në ora: 01:52
Analisti politik Agron Gjekmarkaj dhe avokati Spartak Ngjela

Analisti politik Agron Gjekmarkaj dhe avokati Spartak Ngjela janë përplasur në emisionin e së hënës në “Top Story” në “Top Channel”. Gjekmarkaj i ka kujtuar Ngjelës sesi e quante Berishën “marshall”. Kjo gjë është kundërshtuar nga ana e Ngjelës.

Debati mes Gjekmarkajt dhe Ngjelës:

Gjekmarkaj: Vettingu është kryefjala e ka shndërruar në tabelë elektorale por duke u ndaluar te zharkoni që unë e njoh për shumë vite avokatin dhe mund të kujtoj tani që e quante Berishën marshall.

Ngjela: Unë? Nuk të lë unë të thuash, ku ke dëgjuar. Nuk të lë unë, pavarësisht se nga vjen. Marshall i kam thënë unë Saliut?

Gjekmarkaj: E kam thënë. Me dhjetëra herë iu kam dëgjuar unë, por se kjo është çështje juaja personale.

Ngjela: Po unë ka një vit që të njoh.

Gjekmarkaj: Ka 15 vjet që njihemi.

Ngjela: E ke dëgjuar se çfarë i kam thënë kur ka qenë kryeministër.

Gjekmarkaj: Çfarë i the?

Ngjela: E hapnit dot gojën. Po lërë me tregon mua, marshall i paskam thënë.

Gjekmarkaj: Pashë gazetat në vitin 2003 akuzat e Ngjelës për shitje të votave janë të shumta e të pafundme. Ti mund t’i kishte ruajtur votat. Ngjela: I ruajta votat unë vajta dhe fitova gjyqin, ktheva zgjedhjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat