Vendosin kamera në pyll, s’do ta besoni ç’është parë në Malin e Tomorrit

Shqipëria

Vendosin kamera në pyll, s’do ta besoni ç’është parë në Malin e Tomorrit

Më: 27 prill 2017 Në ora: 06:07
Nga kontrolli i bërë në tre kamerat-kurth të vendosura në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit janë regjistruar filmimet e kafshëve mjaft interesante.

E ka bekuar Zoti këtë vend me bukuri natyrore e me gjallesa të shumëllojshme, por janë njerëzit ata që po e shkatërrojnë duke prerë pyjet me shumicë.

Nga kontrolli i bërë në tre kamerat-kurth të vendosura në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit janë regjistruar filmimet e kafshëve mjaft interesante.

Ndoshta nuk e dinit, por në këtë park ka kafshë të rralla si ariu i murrmë e macja e egër.

Nuk të ndodh t’i shikosh çdo ditë, ama është fat që në habitatin tonë rriten të tilla gjallesa e duhet të bëjmë të pamundurën që t’i mbrojmë.

“Nga kontrolli i 3 kamerave kurth në Parkun Kombëtar Mali i Tomorit, rezultojnë kafshë të rralla si ariu i murrmë 2 copë, mace e egër. Gjithashtu ka prezencë të madhe të kafshëve si dhelpra, baldosa, lepur i egër, iriqi etj. Monitorimi vazhdon!”, – bën me dije Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat