Arrestohen dy skifterët shqiptarë të “Bandës së Pyjeve”… gafa që i çoi në pranga

Shqipëria

Arrestohen dy skifterët shqiptarë të “Bandës së Pyjeve”… gafa që i çoi në pranga

Më: 27 prill 2017 Në ora: 09:13
Policia italiane

Policia italiane e Genovas ka arrestuar dy të rinj shqiptarë që ishin kthyer në makthin e qytetarëve që kishin shtëpi në zonat pyjore të qytetit.

Në pranga kanë rënë Spartak Cakoni, 25 vjeçar dhe Arti Ndreka, 37 vjeç.

25 vjeçari është ndaluar në flagrancë nga policia, pasi kishte grabitur një apartament, ku kishte mundur të kapte bizhuteri me një vlerë prej 25 mijë eurosh.

“Skifteri” tjetër është arrestuar një ditë më pas.

Gafa që dy të rinjtë kishin bërë, shkonin në shtëpinë e tyre me një makinë të vjedhur. Automjeti në fjalë ishte pikasur nga policia e cila më pas ka kryer dhe arrestimet. 

Në apartamenti e të rinjve janë gjetur një sërë sendesh të vjedhura, pasi grabitësit e “Bandës së Pyjeve”, siç njiheshin shqiptarët nga policia, kishin kryer më shumë se 13 vjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat