Rama: Ramush, mirë se zbret sot edhe një herë fitimtar në Prishtinën tonë

Shqipëria

Rama: Ramush, mirë se zbret sot edhe një herë fitimtar në Prishtinën tonë

Më: 27 prill 2017 Në ora: 10:41
Ramush Haradinaj dhe Edi Rama

Pas lirimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga Gjykata e Colmar në Francë, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shkruar: “Ramush mirësezbret sot edhe njëherë fitimtar në Prishtinën tonë. #KrenarpërUÇK#eDrejtaVononPoNukHarron#Respekt”.

Pas lirimit, Haradinaj pritet që sot të kthehet në Kosovë.

Ish-kryeministri Haradinaj po akuzohej nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999.

Haradinaj është mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat