Ekstradohet nga Italia, tritolvënësi krutan

Shqipëria

Ekstradohet nga Italia, tritolvënësi krutan

Më: 27 prill 2017 Në ora: 10:46
Ilustrim

Interpol Tirana ka ekstraduar ditën e djeshme një person nga Itali, i cili akuzohet për disa vepra penale.

Bëhet fjalë për Oltion Caca  23 vjeç, lindur në Krujë, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë” “Shkatërrim prone me eksploziv”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 19.09.2016, shtetasi Oltion CACA ka tentuar të vrasë me eksploziv shtetasin G.B. duke i vendosur në automjet lëndë eksplozive, si pasojë e shpërthimit është plagosur shtetasi G.B.

Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë tentuar të ndalojnë automjetin me drejtues shtetasin Oltion CACA, i cili është larguar me shpejtësi. Policia e ka ndjekur këtë automjet dhe pas ndjekjes, shtetasi i mësipërm e ka braktisur atë duke u larguar në këmbë.

Policia sekuestroi brenda në automjet 110 kg e 845 gr lëndë cannabis sativa.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat