Berisha: Veliaj po mbledh firma për të krijuar “parti” opozitare! Reagon ashpër kryebashkiaku

Shqipëria

Berisha: Veliaj po mbledh firma për të krijuar “parti” opozitare! Reagon ashpër kryebashkiaku

Më: 27 prill 2017 Në ora: 12:20
Erion Veliaj

Ditë e djeshme, ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryebashkiaku i Tiranës po tenton të krijojë një parti opozitare për të dubluar artificialisht opozitën.

“Në Ujësjellësin e Tiranës sot janë mbledhur gjithe ditën firma për të krijuar një parti opozitare, nga Erion Veliaj e shoket e tij.”-tha dje Berisha në një intervistë në “Tonight” me Ilva Taren.

Erion Veliaj ka reaguar këtë të enjte në lidhje me këto pretendime, duke rrëzuar poshtë deklaratën e ish kryeministrit.

Veliaj: Ilven e degjoj shpesh por Saliun nuk e degjoj. Për Saliun paskam humbur Ilven.

PD është në ditën më të zeze. Asnje deputet e PD nuk del dot në fushatë në Tiranë se perballen me qytetarët persë nuk kanë bërë investime. Për këtë arsye ngujohen në çader.

Luli dhe Saliu e kishin Tiranën e bën copë e njç çike. E kuptoj sikletin e tyre. Por unë mendoj që koalicioni qeveritar do të fitoj me 60% të votave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat