Lirimi i Haradinajt, Meta: Fitoi të drejtën e mohuar padrejtësisht

Shqipëria

Lirimi i Haradinajt, Meta: Fitoi të drejtën e mohuar padrejtësisht

Më: 27 prill 2017 Në ora: 13:28
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Ramush Haradina

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka reaguar pas lirimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga gjykata franceze për akuzat e ngritura nga Serbia.

Meta tha se Haradinaj fitoi lirinë për të cilën ai ka sakfrikuar vetë dhe familja e tij.

Po ashtu, kreu i Kuvendit u shpreh se ky vendim i dha fund një procesi të pakuptimtë juridikisht dhe të padobishëm politikisht.

“Fitoi të drejtën e tij të mohuar padrejtësisht për t’u kthyer pranë familjes së tij të dashur, simpatizantëve dhe qytetarëve të cilët e mbështetën pa kushte gjatë qëndrimit të tij të detyruar në Francë. Ramush Haradinaj fitoi lirinë, për të cilën kanë sakrifikuar ai, familja e tij dhe vetë Kosova. 

Gjithmonë kanë besuar se drejtësia franceze do të vinte në vend një të drejtë të merituar për Ramushin dhe për Kosovën. Dëshiroj të përshëndes këtë verdikt përfundimtar, ndonëse të vonuar, i cili i dha fund një procesi të pakuptimtë juridikisht dhe të padobishëm politikisht.”, -tha Meta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat