Furtunë në Policinë e Shtetit, ikën Hodaj nga Tirana, vjen Veliu i Rrugores

Shqipëria

Furtunë në Policinë e Shtetit, ikën Hodaj nga Tirana, vjen Veliu i Rrugores

Më: 27 prill 2017 Në ora: 13:31
Edi Rama

Në policinë e shtetit ka nisur një furtunë e vërtetë lëvizjesh me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Burime thanë se Ardi Veliu do të emërohet drejtor i policisë të qarkut Tiranë. 

Lorenc Panganika do të emërohet drejtues në Gjirokastër,.

Sokol Bizhga do të emërohet në vend të Niko Brahimajt në postin e drejtorit të Forcave Lëvizëse Operacionale.

Idajet Faskaj do të emërohet në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për Krimet e Rënda, për të zëvendësuar Ardian Çipën.

Në Shkodër do shkojë Gjovalin Loka. 

Nw Elbasan emërohet Arben Dashi.

Ne Durrës largohet Perlat Çullhaj për t’u zëvëndësuar nga Alfred Cepa.

Në Lezhë emërohet Bledar Çeliku,

Ndërsa Arben Skendo largohet nga SHÇBA për t’u emëruar drejtor i policisë në Korçë.

Në Berat do të qëndrojë Fatmir Lleshi.

Në Fier emërohet Bert Nushi.

Drejtor kufiri në Korçë emërohet Arben Jocaj, drejtor kufiri në Shkodër do të jetë Idajet Hoxha.

Drejtor kufiri në Gjirokastër emërohet Manol Dhamo, ndërsa nuk lëviz Drejtori i Dibrës, Edmond Tragaj dhe në Kukës emërohet Perlat Vatoci

Burime thanë se priten ndryshime te tjera ne radhët e drejtuesve të policisë. Kjo është lëvizja më e madhe e drejtuesve të policisë që pas ardhjes në detyrë të Saimir Tahirit, i cili brenda ditës ndryshoi 12 drejtorët e policisë në qarqe

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat