Rama tregon sesi dështuan negociatat dhe paralajmëron Bashën: Koha po skadon!

Shqipëria

Rama tregon sesi dështuan negociatat dhe paralajmëron Bashën: Koha po skadon!

Më: 27 prill 2017 Në ora: 13:39

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar Partinë Demokratike duke i thënë se koha për negociata po skadon.

Në fjalën e tij në parlament, kryeministri ka dhënë detajet dhe arsyet se përse negociatorët e PE dhe PPE-së dështuan që të gjejnë një zgjidhje për krizën politike. Sipas Ramës, ka qenë Basha ai i cili ka braktisur negociatat, në një formë që sipas kryeministrit ksa qenë e turpshme.

Kreu i qeverisë tha fgjithashtu se maxhoranca do të respektojë afatet ligjore për regjistrimin e listave të deputetëve, afat që skadon më 29 prill, ditën e shtunë. Rama edhe njëherë ka thënë se në zgjedhje do të shkohet me apo pa opozitën.

“Mesa duket është ende e pamundur që të parashikohet se kur PD do të kthehet në rrugën e arsyes.

Ne do të respektojmë afatin dhe patjetër edhe ditën e datën e përcaktuar nga presidenti i republikës për të shkuar përpara popullit dhe për të marrë me votë gjykimin e tij për këtë mandat.

Nga ana tjetër më vjen mirë që rinënvizoj faktin se edhe njëherë ne provuam jo me fjalë por me fakte c’ka kemi thënë, se jemi të gatshëm për dialog pa kushte... kjo është e sinqertë dhe e vërtetë.

Kemi pritur me krahë të hapur të dërguarin e PPE-së së bashku me eurodeputetin Fleckenstein dhe kemi pranuar brenda pak sekondash platformën e komprosimit të propozuar prej tyre.

Pasi ata kanë takuar dhe kryetarin e PD-së kanë propozuar një tryezë dialogu... përsëri me krahë të hapura kemi pranuar dhe aty kemi gjetur për fat të keq jo PD-në por përsëri partnerët ndërkombëtarë, një skenë që uroj të mos përsëritet kurrë në skenën politike shqiptare.

Na janë dhënë në tavolinë edhe dy propozime të reja që ishin jashtëe platformës, na është propozuar një shtyrje zgjedhje deri në 16 korrik dhe mundësia për të bërë lëvizje në poste kyce që lidhen me sektorë që mendohet se mund të ketë pushtet të drejtpërdrejt qeveria mbi zgjedhjet.

Nuk kam thënë po, nuk kam thënë jo por jemi hapur të diskutojmë, por kam thënë se jemi në fillim për vettingun.

Nuk ka zgjatur shumë, pak minuta dhe kemi dëgjuar se kryetari i PD-së ka ikur. Ne vazhdojmë të mendojmë se e mira do të ishte që të gjitha partitë të shkojnë përpara popullit, por vijojmë të mendojmë se popullin askush nuk mund ta ndalë që të gjykojë partitë.'-tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat