Ilir Meta mbledh firmat për President?

Shqipëria

Ilir Meta mbledh firmat për President?

Më: 27 prill 2017 Në ora: 16:10
Ilir Meta

Kriza per zgjedhjen e Presidentit duket se do të gjejë së shpejti zgjidhje.

Burime të opinion.al bëjnë te ditur se Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka nisur procesin për mbledhjen e firmave për te qenë kandidaturë për President. Procesi i mbledhjes së firmave sapo ka nisur por në fakt sheshimi i kontradiktave mes dy aletatëve te koalicionit mund ta shndërrojë këte proces në një votim të thjeshtë dhe të qartë në raundin e katërt që do të zhvillohet pët zgjedhjen e presidentit.

Nuk dihet se cili do të jetë qendrimi i opozites për kandidaturën e Ilir Metës ndërsa kreu demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se opozita nuk do të jetë pjesë e procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat