Maqedonia buzë gremine!

Shqipëria

Maqedonia buzë gremine!

Nga: I.J. Më: 27 prill 2017 Në ora: 23:00
Shkup: Deputetët shqiptarë përgjaken nga protestuesit

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar për situatën e fundit në Maqedoni. Zgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit Berisha e ka quajtur akt historik, ndersa ai e ka dënuar me ashpersinë me të madhe sulmin çnjerëzor ndaj z.Sela dhe deputeteve shqiptarë, por edhe deputeteve tjerë./BS

Image
Sali Berisha

Maqedonia buze gremine!

Te dashur miq, pas javesh bllokimi, parlamenti i ri i Maqedonise arriti te zgjedhe kryetarin e tij te ri ne nje akt historik , deputetin e BDI, zotin Talat Xhaferi. Ky moment ka sjelle shperthimin agresiv te ultranacionalisteve maqedonas me dhe pa imunitet, ka krijuar perleshje ne Parlament. Jane keqtrajtuar zoti Ziadin Sela, kryetar i LR- PDSH dhe deputete te forcave te tjera politike si dhe lideri i mazhorances parlamentare dhe deputete te partise se tij.

Keto zhvillime dramatike shtyjne vendin fqinj drejt gremines. Kjo qe po zhvillohet ne kete vend fqinj eshte shperthim i papermbajtur i albanofobise primitive te ultranacionalisteve maqedonas.

Denoj me ashpersine me te madhe sulmun cnjerezor ndaj z.Sela dhe deputeteve shqiptare, por edhe deputeteve tjere,iu shpreh atyre solidaritetin tim me te madh. Iu uroj deputeteve te tjere sherim te shpejte.

Uroj gjithashtu perzemersisht kryetarin e zgjedhur te kuvendit, zotin Talat Xhaferi per detyren e re. U bej thirrje forcave politike shqiptare te ruajne gjakftohesine dhe te japin te gjithe kontributin e tyre ne mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni dhe per paqen dhe stabilitetin e vendit te tyre, e nje rendesie jetike kjo si per vendin e tyre ashtu dhe mbare rajonin!

I bej thirrje komunitetit nderkombetar te bej cdo perpjekje per te ndihmuar ne zgjidhjen e qendrueshme te krizes se Maqedonise multietnike dhe te mos lejojne vendet fqijne te perfitojne nga kriza e rend aktuale per te nderhyre dhe perkeqesuar me tej ate. Forcat politike te Maqedonise ne bashkepunim me komunitetin nderkombetar BE dhe SHBA duhet te zgjidhin vet problemet madhore, krizen e thelle me te cilen perballet vendi i tyre. sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat