Kulla: Dikur Bashën e linin në qoshe, tani ia dhanë të gjitha!

Shqipëria

Kulla: Dikur Bashën e linin në qoshe, tani ia dhanë të gjitha!

Më: 28 prill 2017 Në ora: 09:32
Analisti Ilir Kulla

Analisti Ilir Kulla thotë në “Arena”  thotë se deri në momentin kur Lulzim Basha u soll në mënyrë qytetare e vunë të gjithë në një “qoshe”, ndërsa tani ia dhanë të gjitha në tavolinë.

Kulla: Duhet të jemi realist dhe duhet t’ua themi shqiptarëve. Ka moshën time dhe do të ketë rrugën e vet politike. Në një gjë duhet të jemi realist; për sa kohë Basha u soll në mënyrë qytetare, e vunë të gjithë në një qoshe.

Nuk i jepnin asnjë gjë. Madje e fyenin. Ky nuk është asnjë gjë. Kur kaloi Basha dhe u kthye në pozita ekstreme, Bashës ia dhanë të gjitha në tavolinë. Ia ofruan të gjitha. Edhe Bashës i lind të e drejta dhe thotë ta provojë nëse ma japin edhe Kryeministrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat