Ilir Meta zgjidhet President i Shqipërisë

Shqipëria

Ilir Meta zgjidhet President i Shqipërisë

Më: 28 prill 2017 Në ora: 17:12
Ilir Meta

(E plotësuar) - Presidenti i sapo zgjedhur, Ilir Meta apeloi forcat politike në vend të bashkohen për të garantuar stabilitetin e vendit dhe legjitimitetin e institucioneve.

“Dje ne kemi parë ngjarjet tronditëse në Kuvendin e Maqedonisë të cilat janë pasojë e një konflikti dhe kokëfortësie politike të papranueshme. Ndaj unë edhe një herë tjetër dua të apeloj të gjithëve të bëjmë çdo gjë për stabilitetin e vendit e legjitimitetin e institucioneve tona në mënyrë që të mos sakrifikojmë të gjithë arritjet që vendi ka njohur deri tani si dhe të ardhmen europiane”, deklaroi Meta.

Gjithashtu, ai falenderoi “kolegët që votuan kundër, falenderoj veçanërisht kolegët që mungojnë këtu, pasi me mungesën e prezencës së tyre ata më kanë nxitur për të pranuar kandidim për këtë përgjegjësi të rëndësishme”.

“Çdo politikan është gjithmonë mes dy raportesh, pushtetit dhe demokracisë. Unë kam zgjedhur dhe do zgjedh gjithmonë demokracinë në raport me pushtetin. Ëndrra ime ka qënë për tu bërë pedagog pasi në vitin’ 88 ishte e vështirë të ëndërroje të bëheshe deputet, kryeministër, kryetar parlamenti apo edhe aq më tepër që të zgjidhesh President. Dhe unë kam patur këtë mundësi vetëm falë demokracisë dhe mundësi që ajo u ka dhënë shqiptarëve për të gëzuar liritë e tyre, dhe për ti dhënë vendi mundësinë për të qënë vend anëtar i NATO-s kandidat për BE, që ka mundësi të çelë negociatat së afërmi, nëse ne do arrijmë të bëjmë çdo sakrificë për standardet,  që të forcojmë legjitimitetin e të gjitha institucioneve tona, me qëllim që  të krijojmë të gjitha shanset për një vend më frymëzues për të gjithë të rinjtë. Do bëj çdo gjë të gjitha cilësitë e mia për të justifikuar këtë besim që ju më dhatë sot jo vetëm para jush por para gjithë qytetarë para Kushtetutës, përpara interesa më të rëndësishme që kanë të bëjmë me stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen europiane”, u shpreh Meta.

“Do ju lutesha të gjithëve të përpiqemi në këtë orë, në këto ditë tu japim jo vetëm partive por edhe qytetarë që të kontribuojnë në zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike që vendi meriton”, apeloi Meta.

***

Ilir Meta është zgjedhur Presidenti i 7-të i Republikës së Shqipërisë.

Duke folur në sallën e Kuvendit, menjëherë pasi mori 87 votat e mazhorancës, Meta ka falënderuar ata që e votuan dhe ata që nuk e votuan.

Por Meta nuk harroi të falenderojë dhe deputetët e opozitës që sipas tij, ishin një shtysë më tepër që ai të bëhej president.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës:

Faleminderit zonja drejtuese e seancës, faleminderit zoti Ulqini, faleminderit të gjithëve që morën pjesë, të gjithë atyre që votuan pro, një falënderim të veçantë edhe për ata që votuan kundër. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë kolegët që mungojnë, pasi me mungesën e prezencës ata më nxitën të pranoj kandidimin.

Nuk kam përgatitur ndonjë fjalim. Mesa kam dëgjuar këshillat e zotit Dokle kam pasur sukses, kështu që po flas pa letër.

Çdo politikan është midis 2 raporteve pushtetit dhe demokracisë. Unë kam zgjedhur demokracinë në raport me pushtetin, sepse pushtet ka dhe në vendet jodemokratike. Kjo për një arsye të thjeshtë, kur u tha se unë kam Lindur në Çepan të Skraparit.

Çepani është një nga fshatrat më të thellë në Shqipëri. Kur isha student ëndrra më e madhe ishte të bëhesha pedagog.

Këtë e di dhe profesor Angjeli. Atëherë ishte e vështirë të ëndërroje të bëheshe, deputet, kryeministër apo të zgjidheshe president.

Ilir Meta, President i ri i Shqipërisë

Ilir Meta është Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

Ai u zgjodh me 87 votat e deputetëve të mazhorancës në raundin e katërt të zgjedhjeve për kreun e ri të shtetit, raund i cili kërkon shumicë të thjeshtë votash. Meta mori vetëm dy vota kundër, që me shumë gjasa janë ato të dekalruara publikisht nga Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.

Seanca u drejtua nga nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj. 

Më herët kryeministri Edi Rama, gjatë ditës së sotme drejtoi në cilësinë e Kryetarit të Partisë Socialiste mbledhjen e grupit parlamentar. Aty u vendos unanimisht kandidatura e Metës për kreun e ri të shtetit shqiptar. Ndërkohë kujtojmë se gjatë ditës së djeshme grupi parlamentar i LSI-së, propozoi dy emra për postin e presidentin, atë të Petrit Vasilit dhe të Ilir Metës. 

Kandidatura mori firmat e 23 deputetëve, ku duhet theksuar se ka deputetë të PS-së, LSI-së dhe PDIU-së. 

Kandidatura e Metës u hodh për votim në raundin e katër për zgjedhjen e presidentin, pasi tre raundet e para të cilat kërkonin shumicë të cilësuar prej 84 votash, u dogëjn pasi nuk pati asnjë kandidaturë. 

Sipas mazhorancës kjo u bë për t’i dhënë kohë opozitës, e cila proteston prej rreth 70 ditësh kundër qeverisë me kërkesën për një qeveri teknike. Por në kushtet kur mundësitë për dialog mes mazhorancës dhe opozitës dështuan, shumica parlamentare vendosi të mbajë këtë pasdite raundin e katërt e për të zgjedhur presidentin e ri. Kështu, shmangen zgjedhjet e parakohshme në vend. 

Në raundin e katërt zgjedhja e presidentit kërkon shumicë të thjeshtë votash.

***

 

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur numërimin e 89 votave për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë, ku e vetmja kandidaturë është ajo e Ilir Metës, kreut të LSI-së, njëherësh kryeparlamentar.

Në sallën e parlamentit ishte i pranishëm vetëm Meta, i cili ju drejtua kutisë së votimit. Po ashtu votoi edhe kryeministri Edi Rama i cili duhet theksuar se në momentin që emri i tij u thirr për të marrë fletën e votimit, ndodhej i ulur në karrigen e deputetit të PD-së Sali Berisha.

Rama ka qenë i përqendruar në bisedë me ministrin e Energjetikës Damian Gjiknuri (i ulur pranë tij), saqë i është dashur ta “tundin” kolegët për të shkuar drejt kutisë së votimit, pasi nuk e dëgjoi momentin kur ju thirr emri. 

Opozita e ka bojkotuar procesin e zgjedhjes së presidentit, pasi prej rreth 70 ditësh ndodhet në protestë. 

***

Ka nisur votimi për zgjedhjen e Ilir Metës si President të ri të Republikës së Shqipërisë.

Në sallën e Kuvendit mësohet se ndodhen 88 deputetë, të cilët janë të gjithë të mazhorancës, ndërsa opozita nuk merr pjesë.

Votimi për zgjedhjen e Presidenti do të bëhet me votim të fshehtë.

Image
Pamje nga seanca e Kuvendit

***

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka mbërritur pak para orës 17:00 në ambientet e Parlamentit të Shqipërisë për tu bërë pjesë e seancës që do të hedhë në votim kandidaturën e tij për President të Republikës së Shqipërisë.

Seanca drejtohet nga nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj. 

Më herët në Parlament mbërriti edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë ditës së sotme drejtoi në cilësinë e Kryetarit të Partisë Socialiste mbledhjen e grupit parlamentar. Aty u vendos unanimisht kandidatura e Metës për kreun e ri të shtetit shqiptar. Ndërkohë kujtojmë se gjatë ditës së djeshme grupi parlamentar i LSI-së, propozoi dy emra për postin e presidentin, atë të Petrit Vasilit dhe të Ilir Metës. 

Kandidatura ka marrë firmat e 23 deputetëve, ku duhet theksuar se ka deputetë të PS-së, LSI-së dhe PDIU-së. 

Kandidatura e Metës do të hidhet për votim në raundin e katër për zgjedhjen e presidentin, pasi tre raundet e para të cilat kërkonin shumicë të cilësuar prej 84 votash, u dogëjn pasi nuk pati asnjë kandidaturë. 

Sipas mazhorancës kjo u bë për t’i dhënë kohë opozitës, e cila proteston prej rreth 70 ditësh kundër qeverisë me kërkesën për një qeveri teknike. Por në kushtet kur mundësitë për dialog mes mazhorancës dhe opozitës dështuan, shumica parlamentare vendosi të mbajë këtë pasdite raundin e katërt e për të zgjedhur presidentin e ri. Kështu, shmangen zgjedhjet e parakohshme në vend. 

Në raundin e katërt zgjedhja e presidentit kërkon shumicë të thjeshtë votash.

Presidenti i ri, Rama mbërrin i pari në Parlament

Për pak minuta pritet të nisë seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit shqiptar.

Kryeministri Edi Rama ishte i pari që mbërriti në ambientet ku do të zhvillohet salla plenare.

Pak më parë Komisioni i ligjve ka konfirmuar kandidaturën e Ilir Metës, ku 23 deputetë kanë firmosur për ta zgjedhur si president.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat