Nishani telefonon Metën, e uron për detyrën e re

Shqipëria

Nishani telefonon Metën, e uron për detyrën e re

Më: 28 prill 2017 Në ora: 19:51
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përmes një telefonate uroi zgjedhjen në postin e Presidentit të ri të Republikës, z. Ilir Meta.

Presidenti Nishani uroi gjithashtu Presidentin e zgjedhur për përmbushjen me sukses të detyrës së larte të Kreut të Shtetit.
Ilir Meta është zgjedhur presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, në raundin e katërt të votimit të mbajtur pasditen e kësaj të premteje në Parlament.

Meta ka marrë 87 vota pro dhe 2 kundër. Meta bëhet kështu presidenti i 7 i Republikës së Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat