Deklarata si President, Meta: Kur erdha nga fshati i thellë malor, ëndrra ime maksimale ishte të …

Shqipëria

Deklarata si President, Meta: Kur erdha nga fshati i thellë malor, ëndrra ime maksimale ishte të …

Më: 28 prill 2017 Në ora: 20:02
Ilir Meta me Ramën

Ilir Meta u zgjodh Presidenti i Republikës së Shqipërisë sot në Kuvend me 87 vota. Megjithatë ai rrëfeu sot nga foltorja e Kuvendit, se një gjë të tillë nuk e kishte imagjinuar kurrë.

Meta tregoi se kur ishte student pasi kishte ardhur nga fshati i thellë malor Çepan i Skraparit, ëndrra maksimale e tij ishte të bëhej pedagog.

“Çdo politikan është mes pushtetit dhe demokracisë. Unë kam zgjedhur dhe do zgjedh gjithmonë demokracinë në raport me pushtetin, se pushtet ka dhe në vendet demokratike, dhe kjo për arsye të thjeshtë, se unë kam lindur në Çepan të Skraparit, fshat i thellë malor, që mund të jetë ndër më të thellët në Shqipëri. Kur kam qenë student, ëndrra ime maksimale ishte të bëhesha pedagog, dhe profesor Angjeli që jepte mësim e di këtë shumë mirë. Dhe unë kam patur këtë mundësi falë demokracisë, dhe të gjithë atë çka na ka dhënë të gjithëve për të gëzuar liritë e për të ndryshuar vendin tonë,” tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat