Grida Dumës i mbushen sytë me lot, çfarë e lëndoi atë?

Shqipëria

Grida Dumës i mbushen sytë me lot, çfarë e lëndoi atë?

Më: 28 prill 2017 Në ora: 20:22
Grida Duma

Ajo njihet si politikania e bukur, por edhe e ashpër.

Megjithatë, nëse keni ndjekur shfaqjet e fundit të Grida Dumës, do keni vënë re buzëqeshje në portretin e saj, që dikur mund të shfaqej aty, por ironike. Një restaurim imazhi ose reflektim i një pjekurie që nuk e kishte në fillimet e jetës publike…me politikanët nuk mund ta dish kurrë këtë. Megjithatë ato që pamë sot në fytyrën e Gridës, ishin shprehje e vërtetë e emocioneve dhe anës së saj të butë.

Ishte duke folur për gruan, për faktin që gratë duhet të ndalojnë së sakrifikuari kaq shumë sepse ato nuk kanë lindur për t’u sakrifikuar, kur e pushtuan emocionet.

“E them me shumë emocion këtë”, tha Grida në studion e Rudinës dhe sytë e treguan më qartë sesa fjalët, ndërkohë që zëri nisi t’i dridhej. Ajo tha që gratë pas një farë moshe presin flokët, kur nuk kanë pse ta bëjnë këtë sepse duhet të vazhdojnë ta pëlqejnë veten si grua, ashtu si vajzat e reja nuk kanë pse mundohen aq shumë për pamjen për t’u pëlqyer të tjerëve.

Të gjitha burrat me mend, sipas Gridës, kanë ditur ta vlerësojnë gruan sepse gruaja është jetë dhe sigurisht për burrat është privilegj të kenë në jetën e tyre, një grua, si partnere, apo si mikeshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat