Doda për sulmin në kuvendin e Maqedonisë: Shqiptarët duhet të reagojnë si një fuqi e vetme përballë çdo sulmi

Shqipëria

Doda për sulmin në kuvendin e Maqedonisë: Shqiptarët duhet të reagojnë si një fuqi e vetme përballë çdo sulmi

Më: 28 prill 2017 Në ora: 20:40
Mesila Doda

Deputetja me e zëshme për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, Mesila Doda ka reaguar edhe për incidentin e dhunshëm në Parlament. Ajo në shkrimin e saj thotë se  Shqiptarët duhet të reagojnë si një fuqi e vetme përballë çdo sulmi.

“Nuk kish si të ndodhte ndryshe. Një shoqëri që ushqehet me fantazmat e urrejtjes etnike, nje klasë politike albanofobe, drejtues shteti që e kanë shpallur hapur urrejtjen ndaj gjysëm milioni shqiptarëve, nuk mund të bënin tjetër veç të sillnin urrejtjen, dhunën, fyerjen e viteve të tëra bashkë në sytë e të gjithë botës”, thekson Doda.

Ajo gjithashtu i ka uruar postin e ri të Kryeparlamentarit Talat Xhaferit, dhe shërim sa më të shpejtë Ziadin Selës.

“U desh zgjedhja e kryeparlamentarit Talat Xhaferrit të cilit I uroj punë të mbarë e në shërbim të shqiptarëve, që e vërteta të shpërthente. Zijadin Sela sot është I lënduar dhe ne lutemi që të kalojë sa më shpejt këtë moment të vështirë për të dhe për gjithë shqiptarët, por njëherazi sot duhet të mësojmë se duhet të përgatitemi nga çdo sulm që forcat e errëta po përgatisin ndaj shqiptarëve”.

Ajo thotë se ne jemi një Komb dhe kemi një qëndrim. Shqiptarët duhet të reagojnë si një fuqi e vetme përballë çdo sulmi.

“E përsëris atë që kam thënë muaj e maj të shkuara… Në një shtet që nuk I don e nuk I pranon, mes etnive që ushqejnë urrejtje të tërbuar ndaj shqiptarëve, askush nuk mundet të shtrëngojë shqiptarët e Iliridës të jetojnë”, thekson Doda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat