Vizita në Shqipëri, Senatori McCain shkruan për bojkotin e opozitës dhe ndeshjen Izrael - Shqipëri

Shqipëria

Vizita në Shqipëri, Senatori McCain shkruan për bojkotin e opozitës dhe ndeshjen Izrael - Shqipëri

Më: 28 prill 2017 Në ora: 23:33
Senatori amerikan John McCain dhe kryeminstri shqiptar Edi Rama

Senatori amerikan John McCain në një shkrim botuar në “Washington Post” përcjellë impresionet e tij nga vizita në Ballkan.

McCain fet edhe për Shqipërinë. Senatori ka folur edhe për bojkotin e opozitës, duke thënë se që prej muajit shkurt, opozita nuk shkon në parlament.

“Tensionet politike janë në rritje. Maqedonia është në mes të një krize politike. Partia opozitare e Shqipërisë ka bojkotuar parlamentin që nga shkurti. Provokimet e fundit kanë përkeqësuar tensionet midis Kosovës dhe Serbisë, duke penguar përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. 

Një trashëgimi e trishtuar e konflikteve etnike dhe fetare, papunësia e lartë e të rinjve dhe faktorë të tjerë e bëjnë Evropën Juglindore veçanërisht të cenueshme ndaj kërcënimit të terrorizmit. Në vitet e fundit, qindra luftëtarë nga rajoni kanë shkuar për të luftuar për Shtetin Islamik në Irak dhe Siri.

Vetëm vitin e kaluar, 19 të dyshuar u arrestuan në Kosovë në një komplot të Shtetit Islamik për të sulmuar një ndeshje futbolli midis Izraelit dhe Shqipërisë. Ndërsa Shteti Islamik përballet me disfata të pashmangshme në Mosul dhe Raqqa, terroristët tashmë po largohen me urdhra për të sulmuar objektivat perëndimorë, potencialisht duke përfshirë disa në Evropën Juglindore”, shkruan McCain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat