A e dinit se Ilir Meta nuk quhet Ilir Meta?

Shqipëria

A e dinit se Ilir Meta nuk quhet Ilir Meta?

Më: 29 prill 2017 Në ora: 01:28
Ilir Meta

Ilir Meta u zgjodh me 87 vota pro dhe 2 kundër President i Republikës sot pas një votimi që zgjati disa minuta të deputetëve të pranishëm në sallë.

Ndërkohë, gjatë leximit të proces vërbalit të komisionit që administroi votimin në Kuvend, deputeti Musa Ulqini pjesë e këtij komisioni e lexontë emrin e Presidentit të ri jo siç jemi mësuar deri më tani "Ilir Meta", por "Ilir Metaj".

Fillimisht u mendua si një lapsus i Ulqinit, por pas verifikimeve të bëra nga Albeu.com, rezulton se politikani që kemi njohur deri më tani si Ilir Meta në fakt quhet Ilir Metaj, pra me një "j" në fund të mbiemrit.

Ky është emri dhe mbiemri me të cilin është i regjistruar Presidenti i sapozgjedhur i Republikës së Shqipërisë në Regjistrin e Gjendjes Civile.

Meta është i datëlindjes 24 mars 1969, i lindur në Çepan të Skraparit, i biri i Rexhepit dhe Fiqiretes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat