Nurellari: Meta president për shkak të rrethanave – në dëm të PD-së

Shqipëria

Nurellari: Meta president për shkak të rrethanave – në dëm të PD-së

Më: 29 prill 2017 Në ora: 07:39
Adri Nurellari

Adri Nurellari, njohës i rrethanave politike në Shqipëri dhe pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë, se Ilir Metës iu desh të zgjedhet president për shkak të rrethanave të caktuara në Shqipëri dhe krizës që po mbretëron atje.

Sipas Nurellarit, zgjedhja e tij s’e zgjidh krizën në Shqipëri, dhe shkon në dëm të Partisë Demokratike – e cila prej kohësh po proteston dhe krerët e së cilës kanë bërë tashmë të ditur që s’shkojnë në zgjedhje.

“Protesta e opozitës e ka detyruar Ilir Metën dhe LSI-në që të marrë krah. Kjo zgjedhje ka qenë e kushtëzuar nga rrethanat e fundit. Për shkak të afateve edhe të zgjedhjes së presidentit, por edhe zgjedhjet e 18 qershorit”, pohoi Nurellari.

“Nëse shkohet pa të djathtën në zgjedhje, atëherë Partia Socialiste do formonte vet qeverinë, duke ia hequr kështu fuqinë LSI-së. Një nga arsyet përse Meta e bëri këtë zgjedhje, është kokëfortësia e opozitës për t’u ulur dhe gjetur një zgjidhje të ndërmjetme. Kjo zgjedhje që bëri Meta shkon në dëm të Partisë Demokratike, e cila ka menduar se tërheqja e Metës nga procesi zgjedhor do pamundësoheshin zgjedhjet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat