Meta tregon misionin e veçantë: Që nesër jam i gatshëm të takohem me Bashën

Shqipëria

Meta tregon misionin e veçantë: Që nesër jam i gatshëm të takohem me Bashën

Më: 29 prill 2017 Në ora: 11:03
Presidenti Ilir Meta

Në daljen e tij të parë për mediat në një konferencë për shtyp, Ilir Meta deklaroi se misioni i tij i parë si drejtues i shtetit, edhe pse mandatin e fillon në 23 korrik, do të fillojë që nga dita e nesërme për të vendosur dialog mes opozitës dhe mazhorancës.

Nga Kryesia e Kuvendit, ku lajmëroi se sot do të lërë mandatin si drejtues i LSI, i i cili do ti kalojë Petrit Vasilit, shprehu gatishmërinë për të ulur bashkë palët politike, në mënyrë të tillë që edhe opozita të marrë pjesë në zgjedhje. 

“Nëse opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhje nuk do të ketë asnjë ceremoni tjetër. E rëndësishme është që opozita të marrë pjesë në zgjedhje dhe të bashkëpunojnë në kohë. Do përpiqem të bashkëpunojnë edhe me presidentin. Do përpiqem duke filluar nga nesër kur mos të kem asnjë post që të gjejmë një zgjidhje. Do përpiqem të forcojë bashkëpunimin edhe me presidentin Nishani dhe me ish presidentët. Po shkojmë drejt zgjedhjeje dhe ato duhet të jenë një festë e demokracisë dhe jo burim i pasigurisë", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat