Basha: Partitë e pushtetit asgjësojnë ligjërisht 18 qershorin

Shqipëria

Basha: Partitë e pushtetit asgjësojnë ligjërisht 18 qershorin

Më: 29 prill 2017 Në ora: 12:20
Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha

(E plotësuar) -  Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur të shtunën nga “Çadra e Lirisë”, deklaroi se partitë e pushtetit asgjësuan 18 qershorit, pasi afati i regjistrimit të kandidatëve ka skaduar më 28 prill.

Në fjalën e tij Basha, duke folur për zgjedhjen e presidentit, tha se pazari i republikës së vjetër u kurorëzua me zgjedhjen e presidentit.

“E dua demokracinë thotë presidenti, por pazari i zgjedhjes së presidentit nuk është demokraci e vërtetë, nuk përfaqëson as vullnetin e popullit as gjendjen kritike të përplasjes sociale, por thjeshtë kapitulli e fundit të pushtetit të vjetër. Ky është akti i fundit i teatrit me kukulla i pazarit politik, i modeli që mbajti në këmbë republikën e vjetër dhe duke mbyllur ekzistencën e saj në mënyrë të turpshme”, tha Basha.

Për më tepër, kreu i PD-së se rruga e vetme për të mirën e qytetarëve janë zgjedhjet e lira dhe largimi i qeverisë së Edi Ramës.

“Sot vetë procesi elektoral ka kolapsuar edhe kuptimin e vetë fjalës, pasi mbrëmë ka skaduar dhe afati i regjistrimit të kandidatëve për deputet. Deri tani asnjë nga këta parti nuk ka dorëzuar listat e kandidatëve dhe në këtë akt është asgjësuar 18 qershori, si një datë ligjore për zgjedhjet”, u shpreh ai.

Basha flet për herë të parë për zgjedhjen e Ilir Metës President!

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha komentoi për herë të parë këtë të shtunë, zgjedhjen e Ilir Metës President, vetëm me votat e mazhorancës.

 Nga çadra e protestës, lideri i opozitës e quajti zgjedhjen e kreut të ri të shtetit një pazar politik të mazhorancës të vendosur që në darkën mes kryeministrit Rama, kryeparlamentarit Meta, Petrit Vasilit dhe kryebashkiakut Veliaj në zonën e “Pazarit të ri”.

Presidenti i sapozgjedhur me 87 vota pro, Ilir Meta tha se është i gatshëm të takojë nga nesër kreun e PD-së për të gjetur zgjidhje për krizën dhe për të gjetur rrugët e bashkëpunimit, por Basha foli me  tone të ashpra duke kërkuar rrëzimin e “republikës së vjetër”, siç quan ai qeverinë aktuale.

"E dua demokracinë thotë presidenti i sapozgjedhur dhe ja po e shikojmë demokracinë or kjo nuk është demokraci e vërtetë. Pazari me shishet e verës që kushtojnë më shumë se një pension nuk është demokraci e vërtetë, nuk përfaqëson vullnetin e popullit dhe as gjendjen e krizës politike në vend”, tha Basha.

Sipas kreut të PS, zgjedhje e presidentit është kapitulli i fundit i pazarit politik të “republikës së vjetër”.

“Akti i fundit i teatrit me kukulla. Republika e vjetër po mbyll turpshëm ekzistencën e saj. Edi Rama ta gëzosh ti atë dhe peshkun e qelbur nga koka”, përfundoi Basha, duke theksuar gjatë fjalës së tij se opozita do vijojë të protestojë për të kërkuar qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat