Basha: Republika e vjetër po mbyll me turp

Shqipëria

Basha: Republika e vjetër po mbyll me turp

Më: 29 prill 2017 Në ora: 22:00
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi që ka pasur me qytetarët e qarkut të Korçës, ka theksuar se të rinjtë po ikin shumica në emigrim dhe bizneset po mbyllen nga abuzimi me taksa.

Postimi i Bashës në Fecbook:

Sot në Sheshin e Lirisë biseduam me qytetarë të Qarkut të Korçës. Qyteti i Korçës sot ka vetëm investime fasadë e kulla korrupsioni, ndërkohë që në të gjithë qarkun është rritur varfëria, të rinjtë po ikin shumica në emigrim, bizneset po mbyllen nga abuzimi me taksa dhe nga dhuna e taksidarit, fermerët e kësaj zone të famshme për bujqësinë nuk prodhojnë më.

4 vite komplot ekonomik kundër tyre i ka zhveshur shqiptarët nga fuqia blerëse, ka lënë pa punë të rinjtë, detyruar prindërit të paguajnë tarifa më të larta për shkollimin e fëmijëve, i ka dergjur të sëmurët në një sistem shëndetësor të falimentuar.  Republika e vjetër po mbyll këto ditë me turp ekzistencën e saj dhe barrën e saj tashmë të papërballueshme e të padurueshme për qytetarët shqiptarë. Republika e re që do të lindë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jetë republika e lirisë së sipërmarrjes dhe konkurencës së ndershme, republika e mundësive për të gjithë, republika e një qeverie që punon për mirëqenien e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat