Basha : PD nga kjo betejë do të dalë më e fortë

Shqipëria

Basha : PD nga kjo betejë do të dalë më e fortë

Më: 30 prill 2017 Në ora: 21:00
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi të dielën se PD do të dalë më e fortë nga beteja e nisur prej 18 shkurtit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Basha reagoi pas ftesës së kryeministrit Rama, i cili më herët tha se mbetet i gatshëm të presë kryetarin e PD-së në çdo moment, për të negociuar rikthimin e partisë së tij në fushën e betejës demokratike të 18 qershorit .pjesëmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit.

“E gjithë karriera e Edi Ramës është ngritur mbi blerjen e të gjithëve dhe çdo gjëje. E vetmja që nuk ka blerë dot ndonjëherë Edi Rama ka qenë Partia Demokratike”, shkruan Basha në rrjetin social ‘facebook’.

Partia Demokratike, vijon Basha, ka zgjedhur lirinë, pluralizmin dhe demokracinë e vërtetë.

“Kjo është kauza e drejtë, ky është shërbimi më i madh për popullin dhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Partia Demokratike do të dalë më e fortë nga kjo betejë, ndërsa Shqipëria do të ketë Republikën e Re, të vërtetë dhe perëndimore”, deklaron kreu i PD-së, Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat