Basha ultimatum Ramës: Për 48 ditë do shpallim luftë

Shqipëria

Basha ultimatum Ramës: Për 48 ditë do shpallim luftë

Më: 1 maj 2017 Në ora: 12:32
Kreu i PD-së Lulzim Basha

Kreu i PD-së i është përgjigjur deklaratës së djeshme të Edi Ramës, se PD-ja kishte vetëm 48 orë kohë për tu bërë pjesë e zgjedhjeve ose në të kundërt partia do të ishte pjesë e të shkuarës.

Duke folur në ‘çadrën e lirisë’ Basha është shprehur se Rama nuk mund të shantazhojë apo të blejë opozitën. 

Ja çfarë deklaroi Basha:

Grushti i njerëzve dhe kapoja i tyre ka paska dhënë që të bëhemi pjesë dhe alibia e teatrit të kukllave që do të vazhdojë vjedhjen e shqiptarëve. Që asgjë të mos ndryshojë, që kryebashkiakët kriminelë të jenë ende, që drejtorët e administratës të vazhdojnë të vjedhin. Përgjigja ime është kjo: Ke vetëm 48 ditë para se të shpallim luftë totale për të rrëzuar republikën e vjetër. Mos bindja civile duke nisur që në datën 7 maj nga kryeqyteti i demokracisë, Kavajën për tu shtrirë në çdo qytet e shqiptar, për të kulmuar në datën 18 qershor kur shqiptarë do të marrin kontrollin e vendit të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat