Hetimet për vrasjen e Dalipajt e Dautit, policia në kërkim të një “Audi” të zi

Shqipëria

Hetimet për vrasjen e Dalipajt e Dautit, policia në kërkim të një “Audi” të zi

Më: 1 maj 2017 Në ora: 17:06
Ervin Dalipaj

Afërsisht një javë pas atentatit ndaj ish- zyrtarit të Policisë së Shtetit, Ervin Dalipaj dhe mikut të tij Juxhin Dauti, policia e Durrësit, po kërkon një veture “Audi” A5, me ngjyrë të zezë tek derë.

Kjo makinë dyshohet se është përdorur nga një prej dy grupeve të atentatorëve që morën pjesë në vrasjen e të martës së kaluar në Sukth. Burime të policisë thanë se kjo veture është fiksuar nga një kamera sigurie në rrugën dytësorë të zonës, ndërsa lëvizte e shoqëruar nga një autoveturë “BMW” X5 me ngjyrë të zezë.

Nga krahasimi i të dhënave të policisë si dhe nga dëshmitë e personave te ndryshëm, rezulton se mjetet janë të ngjashme me ato të përdorura në atentat. Pavarësisht identifikimit të mjetit, nga këqyrja e këtyre pamjeve të fiksuara, policia dhe ekspertet nuk kanë arritur të identifikojnë targën e asnjë prej këtyre makinave.

Policia është duke ekzaminuar edhe pamje nga një seri kamerash sigurie të tjera në disa biznese të zonës. Pistat e hetimit, mbeten ato të hakmarrjes ndaj Dautit, apo ajo që lidhet me vrasjen e Gazmend Çollakut, në dhjetor të vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat