“Shoh një grup fanatikësh” Basha i përgjigjet kritikave të Bregut, Topallit e Selamit

Shqipëria

“Shoh një grup fanatikësh” Basha i përgjigjet kritikave të Bregut, Topallit e Selamit

Më: 3 maj 2017 Në ora: 08:11
Lulzim Basha

Teksa tregonte detajet e mbledhjes 3 orëshe të grupit parlamentar të PD-së, lideri i opozitës Lulzim Basha i është përgjigjur edhe kritikave të Majlinda Bregut, Jozefina Topallit e Eduard Selamit.

Pavarësisht se Basha nuk i është referuar zërave kritikë me emra, ai i ka “grupuar” ata në grupin e njerëzve që duan ta djegin Partinë Demokratike.

Kryedemokrati ka folur për ekzistencën e tre grupeve në Shqipëri, ata që duan të heqin qafe PD-në, ata që shkojnë në shtëpi pa asnjë kacidhe dhe ata që janë larguar nga Shqipëria.

 “Ka tre grupe njerëzit; shoh një grup njerëzit fanatik që duan ta djegin PD, një grup që shkojnë në shtëpi pa lekë, pa asnjë shpresë dhe një pjesë të dëshpëruarish që janë të larguarit nga Shqipëria”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat