Basha: Mora garanci se votimi elektronik realizohet për 4-6 muaj, por...

Shqipëria

Basha: Mora garanci se votimi elektronik realizohet për 4-6 muaj, por...

Më: 3 maj 2017 Në ora: 08:11
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Një ndër pikat që kreu demokrat ka diskutuar me dy të mandatuarit nga BE për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, është edhe ajo për votimin dhe numërimin elektronik.

Duke zbardhur bisedimet që mbajti më 25 prill me zv.presidentin e Pasrtive Popullore Evropian McAlister dhe eurodeputetin Knut Fleckentesin, Basha tha se i vuri ata në dijeni të përpjekjeve që kishte bërë për të mundësuar këtë proces votimi edhe në vendin tonë. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit të PD-së, pikërisht për krizën, Basha tha se ka kontaktuar kompani që i prodhojnë sistemet e posaçme për të garantuar votimin elektronik, dhe kjo merr 4 deri në 6 muaj kohë.

“Për çështjen e datës në informuam se data garantohet nga një sërë procesesh, ku më i rëndësishmi është votimi dhe numërimi elektronikë”, tha Basha. Por ai shtoi se gjatë bisedimeve që më tej u përmbyllën pa negociata mes tij dhe Ramës dhe me largimin e ndërkombëtarëve, Mcalister dhe Fleckenstein i thanë se OSBE e ka shprehur fjalën e saj: Ky proces nuk funksionon.

“E refuzuam me fakte të dhëna nga personalitetet më të larta evropiane se si funksionon votimi elektronik në vende evropiane madje dhe atje ku ka analfabetizëm. Ne kemi marrë garanci se në 4-6 muaj mbulohet gjithë Shqipëria me qendra elektronike, ku identifikohen me shenjat e gishtërinjve, dhe votohet me sistemin e biletës së trenit siç quhet. Kjo kushton para, por sado të bëj do jetë më pak se 2.8 miliardë që Rama ka shpërdoruar. Kompromisi ishte që nëse nuk mundësohej në 4-6 muaj siç garantojnë kompanitë që i prodhojnë, të shikonim mundësinë e identifikimit biometrik”, - tha Basha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat