Pak para se të takohet me kreun e PD-së, kreu i qeverisë, Edi Rama ka zgjedhur të postojë diçka nga projektet në Durrës, në kuadër të Bienales së Mesdheut.
"Miremengjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë video mikpritëse dedikuar Bienales të Mesdheut - Edicioni XVIII që për herë të parë do të ketë Shtëpi të saj Shqipërinë. 230 artistë të rinj nga 23 vende të Europës dhe Mesdheut u nisën këtë mëngjes nga Bari drejt vendit tonë për të kthyer hapësirat e Tiranës dhe Durrësit në një Qendër Ndërkombëtare të Artit me 6 ditë ekspozita, koncerte, filma, performanca etj. Kjo ngjarje e madhe europiane e artit që e vendos Shqipërinë në axhendën kulturore të Europës për këtë javë, do të kulmojë më 9 Maj, në Ditën e Europës, me eventin përmbyllës në Amfiteatrin e Durrësit", shkruan Rama.