Rama: PD-së, sistem monitorimi të strukturave shtetërore

Shqipëria

Rama: PD-së, sistem monitorimi të strukturave shtetërore

Më: 3 maj 2017 Në ora: 19:08
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha të mërkurën se opozitës i janë dhënë të gjitha mundësitë për të monitoruar procesin zgjedhor në nivele të barabarta me qeverinë.

“Një monitorim si asnjëherë më parë të gjithë strukturave të shtetit, policisë, drejtorive të arsimit, sistemit të burgjeve, ku janë dhe pikat e adresuara si problematike në raportet e mëparshme të ODIHR-it”, ka deklaruar Rama. 

Ai ka shtuar se me PD është rënë dakord për një rregullore që të shmanget përdorimi i aseteve shtetërore në fushatë, përfshirë një kategori të caktuar aktivitetesh qeveritare që nuk mund të përdoren gjatë saj.  

“Më shumë se kaq nuk mund të ketë. Është një mekanizëm monitorimi që në kohën e saliut nuk do ta kisha menduar”, ka thënë Rama.  

Sipas tij, mazhoranca nuk është në pritje të një përgjigjeje nga PD, por po vazhdon punën për t’u përgatitur për procesin elektoral të Kavajës dhe më pas atë të qershorit. 

“Shtyrja e datës së zgjedhjeve nuk është diskutuar”, ka thënë Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat