Ngjela: Uashingtoni dhe Berlini s’e kanë dashur PD-në në zgjedhje

Shqipëria

Ngjela: Uashingtoni dhe Berlini s’e kanë dashur PD-në në zgjedhje

Më: 3 maj 2017 Në ora: 21:32
Aleati i kryeministrit Edi Rama, kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela

Aleati i kryeministrit Edi Rama, kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë sot në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në News24.

Qëndrimi i tij është në vijim të deklaratave të bëra këto muaj kundër opozitës, por deklarata e sotme e thënë hapur shkon edhe më përtej. Ngjela tha se politika e madhe, Uashingtoni dhe deri diku dhe Berlini nuk kanë dashur të hyjë në zgjedhje opozita.

I pyetur për negociatat e dështuara, avokati tha se Basha nuk është politikan.

“Ky s’është politikan, Basha, kurse Saliu ka rënë në një degradencë të arsyes politike. Shenjat janë që nuk i kanë dashur të mëdhenjtë që të hyjnë. Politika e madhe, Uashingtoni dhe Berlini deri diku. Fakti që Rama ngulmon që nuk ndryshon datën kuptohet që gjithçka luhet me vettingun.

Ndryshimin e datës e kanë sjellë PPE. Këta luajtën me kartë false, e kishin për vettingun dhe e hodhën për zgjedhjet. Këtu ka një interes shumë të madh amerikan”, deklaroi Ngjela.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat