Basha paralajmëron protestë gjithëpopullore në Kavajë

Shqipëria

Basha paralajmëron protestë gjithëpopullore në Kavajë

Nga: A.M. Më: 3 maj 2017 Në ora: 21:54
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në Facebook ka shkruar për takimin me ftesë nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Bashka ka thënë se ka shkuar në këtë takim me vullnetin për të mos kërkuar dhe marrë asgjë për përfitime politik, PD-së dhe opozitës, por për të mos lëshuar asgjë që garanton të drejtën e shenjtë legjitime të qytetarëve për votën e lirë.

Postimi i plotë:      

Në emër të opozitës u ula sot në tavolinën e Presidentit Nishani pas ftesës së tij, për të gjetur me dialog një zgjidhje të krizës së rëndë politike, zgjedhore dhe ekonomike të vendit. Shkova me vullnetin për të mos kërkuar dhe marrë asgjë për përfitime politike të miat, PD-së dhe opozitës, por për të mos lëshuar asgjë që garanton të drejtën e shenjtë legjitime të qytetarëve për votën e lirë.

Shkova me zotimin e marrë para miqve e partnerëve ndërkombëtarë, në veçanti familjes sonë politike PPE, Presidentit Daul, Komisionerit Hahn, njëkohësisht nënkryetarit i PPE, se PD dhe unë nuk do të lëmë asnjë mundësi pa eksploruar për një një marrëveshje politike me kushtin që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ofrova në tavolinë gjithçka që Partia Demokratike dhe opozita mund të ofrojnë për zgjidhje. Fatkeqësisht, pala tjetër u tërhoq edhe nga propozimet e javës së kaluar, që vetë i loboi dhe që në vetvete ishin shumë më pak se duhet për të siguruar minimumin e garancive për qytetarët shqiptarë.

Ky qëndrim i Edi Ramës rikonfirmoi faktin se ai mbetet pengesa e vetme për arritjen e zgjedhjeve të lira. Një pengesë pa argumente, i armatosur vetëm me forcën e paligjshmërisë dhe të krimit. Por përballë tij është një forcë e pathyeshme, bashkimi i të gjithë shqiptarëve të ndershëm që kanë vendosur t’i thonë: Ndal arrogancës! Ndal krimit! Ndal drogës! #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat