Rama: Çfarë prisja nga PD dhe me çfarë më surprizuan!

Shqipëria

Rama: Çfarë prisja nga PD dhe me çfarë më surprizuan!

Më: 4 maj 2017 Në ora: 12:28
Kreu i qeverisë Edi Rama

Kreu i qeverisë Edi Rama thotë se nuk ishte aspak surprizë për të që Partia Demokratike të bllokonte vettingun, por ajo që nuk kishte pritur është se demokratët do të shkonin deri në bojkot të zgjedhjeve.

Në një konferencë me gazetarët, kryeministri tha se protesta e opozitës kishte synim ndër të tjera të përçante edhe koalicionin qeveritar, por sipas tij kjo nuk ndodhi dhe një rol pozitiv në të e pati edhe Ilir Meta, bashkëkryetari i koalicionit.

“E kam pasur parandjenjë që vettingu do të na sillte probleme. E kam ndarë shqetësimin që kjo mund të bëhet pika ku PD të kapet për të bllokuar reformën në drejtësi. Surprizën e bllokimit ë vettingut unë e kam pritur në një farë mënyrë, nuk e kam pritur bojkotin e parlamentit dhe lidhjen e këtij halli me zgjedhjet. PD bëri një lëvizje surprizë dhe mori përsipër në kuadër të strategjisë së vet, një aksion shumë të rrezikshëm për vetveten, por jo pa asnjë shans për të pasur sukses. Shansi ishte mundësia për të destabilizuar koalicionin duke u përpjekur të përçajë shumicën dhe duke mikluar Ilir Metën dhe LSI-në. Asnjëherë nuk kam besuar se kjo do të funksionojë se e kam njohur Ilir Metën. Përpjekjet e bëra nga Meta ishin pjesë e natyrshme. Meta bëri çdo përpjekje që kulmuan me adresimin që ai bëri duke shfrytëzuar marrëdhënien personale me presidentin e partive popullore. Për të tërhequr PD-në në rrugën e arsyes dhe për të gjetur kompromis. Ne dogjëm tre raunde të presidentit edhe pse i kishim votat. Nuk patëm sukses në këtë përpjekje”., u shpreh Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat