Basha: Sot jemi të bashkuar të gjithë evropianët për liri të vërtetë

Shqipëria

Basha: Sot jemi të bashkuar të gjithë evropianët për liri të vërtetë

Më: 4 maj 2017 Në ora: 19:07
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur sot në “Sheshin e Lirisë”, Zsolt V. Nemeth, kryetar i Komisionit të Jashtëm të Hungarisë. “Sot jemi të bashkuar të gjithë evropianët për liri të vërtetë, për demokraci të vërtetë, për mirëqenie të vërtetë për qytetarët tanë”, ka shkruar Basha në Facebook.

Postimi i Bashës:

Sot pata nderin të pres në Sheshin e Lirisë Zsolt V. Nemeth kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Hungarisë. Miqësia jonë me Hungarinë është e hershme dhe popujt tanë kanë luftuar shpesh kundër së njejtës të keqe, nga pushtimi osman tek diktatura komuniste.

Një betejë e re na bashkon sot përsëri, shqiptarët e lirë dhe hungarezët e lirë dhe europianët e lirë anembanë Europës. Kjo është beteja kundër padrejtësisë dhe tiranisë së krimit, drogës dhe korrupsionit. 

Sot jemi të bashkuar të gjithë europianët për liri të vërtetë, për demokraci të vërtetë, për mirëqenie të vërtetë për qytetarët tanë. Këto qëllime do të arrihen duke luftuar interesat qindra miliona dollarëshë të korrupsionit, platformën kriminale të drogës dhe çdo interes të veçantë që kërkon të zëvendësojë demokracinë e qytetarëve nga qytetarët dhe për qytetarët, me teatrin e kukullave, që dikton në emër të interesave miliarda dollarëshe të spekullantëve dhe përfituesve në kurriz të demokracisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat