Gjermania rrit mbështetjen ekonomike për Shqipërinë

Shqipëria

Gjermania rrit mbështetjen ekonomike për Shqipërinë

Më: 4 maj 2017 Në ora: 19:28
Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz

Rritet mbështetja e Gjermanisë ndaj qeverisë shqiptare për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rritjen e punësimit.

Krahas projekteve ekzistuese, Qeveria Federale ka vënë në dispozicion edhe një fond tjetër prej gjashtë milionë eurosh, bëri të ditur sot ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz, në një takim që pati me zv. Kryeministrin, Niko Peleshi.

“Për Qeverinë Federale është e rëndësishme të krijohen perspektiva të zhvillimit profesional, veçanërisht për të rinjtë“, u shpreh ambasadorja Schutz.

Me këto fonde shtesë do të financohen ndër të tjera projekte trajnimi dhe kualifikimi pranë shkollës profesionale të Kamzës si dhe trajnime për aplikime të ndryshme, oferta konsulence profesionale dhe praktika pranë sipërmarrjeve private. Veç kësaj synohet të mbështeten sipërmarrës të rinj, të cilët zhvillojnë ide inovative biznesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat