Negociatat e ndërkombëtarëve, Lu sërish tek Rama

Shqipëria

Negociatat e ndërkombëtarëve, Lu sërish tek Rama

Më: 5 maj 2017 Në ora: 11:56
Kryeministri Edi Rama me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu

Vijojnë negociatat e ndërkombëtarëve me ecejaket sa nga selia e PD-së në kryeministri.

Ambasadori amerikan Donald Lu zhvilloi sot një takim me kryeministrin Rama që zgjati përreth 50 minuta.

Ndërkohë në selinë e PD-së, kryetari Lulzim Basha pati një takim me Ministren e Jashtme të Suedisë.

Edhe takimi i dytë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Opozitës Lulzim Basha, nuk ka mundur të prodhojë një zgjidhje per krizën potlike.

Mbrëmjen e djeshme pas më shumë se dy orësh dialog në zyrën e Presidentit, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dolën me qendrime të ndarë dhe pa lëvizur nga ofertat e bëra publik që nga takimi i të mërkurës.

Pavarësisht qendrimeve te ngrira, negociatat vazhdojnë ne perpjekje te zgjidhjes së krizës.

Ndërkohë dje ambasadori i SHBA-se ishte dy herë në kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat