Basha: Nga Kavaja, nisim rrëzimin e Republikës së vjetër

Shqipëria

Basha: Nga Kavaja, nisim rrëzimin e Republikës së vjetër

Më: 5 maj 2017 Në ora: 12:17
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi nga çadra e protestës se rrëzimi i Republikës së Vjetër do të nisë nga Kavaja.

Kryedemokrati apeloi mbështetësit për pjesmarrje masive në protestën e të dielës.

Basha: Ne do të marshojmë të bashkuar. Jemi gati dhe stacioni më i rëndësishëm, i pari në këtë betejë finale, është ditën e zgjedhjeve në kryeqytetin e lirisë dhe demokracisë, në Kavajë. Nga Kavaja do të përhapet lajmi i mirë kudo se fasada e republikës së vjetër është një tigër lebre.Nga Kavaja ditën e dielë le ta gëzojë çdo shqiptar dhe mik i huaj, dashamirës i republikës së re, me 7 maj republika e vjetër rrëzohet në Kavajë. Le të bashkohemi të dielën në bashkimin më të madh popullor në përballjen paqqësore por të vendosur që do shënojë simbolikisht rënien e republikës së vjetër. Nuk do lejojmë krimin, drogën, Rroshin dhe kaposhin të nëpërkëmbë Kavajën. Ne do të jemi të gjithë aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat