SHBA reagon për shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë....dhe një 'kunjë' për PD-në

Shqipëria

SHBA reagon për shtyrjen e zgjedhjeve në Kavajë....dhe një 'kunjë' për PD-në

Më: 5 maj 2017 Në ora: 19:11
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përshëndetur vendimin e kryeministrit Edi Rama për të tërhequr kandidatin për kryebashkiak që çoi në shtyrje të zgjedhjeve në Kavajë.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, thuhet se me shtyrjen e zgjedhjeve bashkiake në Kavajë qeveria dhe opozita do të përqendrohen në zgjidhjen e krizës politike dhe gjetjen e një gjuhë të përbashkët për të dialoguar me njëri-tjetrin. Megjithatë, SHBA nsit uljen sa më shpejt në dialog në kushtet kur koha është e kufizuar për të qenë gati për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit, të cilat PD ka deklaruar se do t’i bojkotojë nëse nuk krijohet një qeveri teknike.

SHBA në deklaratën e saj bën thirrje për protesta paqësore, dhe shprehet kundër çdo akti që cënon të drejtën e qytetarëve për të votuar. Këtu, SHBA i referohet protestës që PD do të zhvillonte të dielën në Kavajë, për të bllokuar procesin zgjedhor. Por me vendimin e Ramës, edhe demokratët u duket se u tërhoqën nga kjo protestë. 

Reagimi

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet thirrjen e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve bashkiake në Kavajë me qëllim që të ruhet përqendrimi i qeverisë dhe opozitës tek procesi i dialogut. Nxisim vazhdimin dhe përshpejtimin e procesit të dialogut sepse koha që mbetet për t’i zgjidhur çështjet me anë të negociatave përpara zgjedhjeve të 18 qershorit është e kufizuar.  Mbështesim të drejtat e shqiptarëve për të protestuar paqësisht dhe nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive që të mos angazhohen në akte që mund të nxisnin dhunë, veçanërisht akte që ndikojnë në aftësinë e qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Dhuna nuk ka vend në procesin demokratik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat