Basha i tregon brrylin Henri Çilit: Këtë do të marrësh në Republikën e Re

Shqipëria

Basha i tregon brrylin Henri Çilit: Këtë do të marrësh në Republikën e Re

Më: 8 maj 2017 Në ora: 14:24
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka treguar brrylin Henri Çilit, duke folur nga çadra e opozitës për ligjin e arsimit të lartë.

Basha theksoi se në Republikën e Re do t’u krijohen lehtësira studentëve dhe do t’i jepet rëndësi universiteteve shtetërore.

“Edhe Henri me shokët e tij do të kenë një copë diell në Republikën e Re. Jeni privatë dhe konkuroni si privatë. Keni çmime më të mira, konkurroni. Ndryshe, nga sektori publik këtë do të merrni (tregon brrylin)”, tha kreu i PD Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat