"Kërcënohet Lulzim Basha", Xhafaj zbulon si u veprua

Shqipëria

"Kërcënohet Lulzim Basha", Xhafaj zbulon si u veprua

Më: 8 maj 2017 Në ora: 23:09
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në Top Story tha se kreu i PD-së, Lulzim Basha kishte marrë disa mesazhe kërcënuese, gjë që e kishte detyruar të rriste sigurinë,

 “Kërcënimet ndaj Z. Basha kanë qenë reale. Ne i kemi trajtuar këtë sinjalizime shumë seriozisht. Menjëherë ne kemi vënë në dijeni stafin e afërt që merret me sigurinë e Z.Basha”.

Duke insistuar tek kjo pikë, Sokol Balla pyeti nëse kërcënohej Basha nga grupe paramilitare në Maqedoni, por ministri Xhafaj e mohoi këtë.

Sokol Balla: A është kërcënuar Basha nga grupe paramilitare në Maqedoni?

Fatmir Xhafaj: Kanë qenë disa deklarata të bëra nga ISIS dhe eksponentë të tyre në rajon. Nuk kanë qenë adresime direkte ndaj sigurisë së zotit Basha, por indiciet çonin edhe aty. Kemi pasur raporte të mira me SHISH, si p.sh për festat e kaluara. Gjatë kohës së festave kishim informacione për persona konkret që ndodheshin në Shqipëri që kishin potenciale për akte terroriste. Ata kanë hyrë dhe kanë dalë në territorin shqiptar. Gjate gjithë kësaj periudhe kemi qenë në alarm. Por edhe për ngjarjet në Kavaja kemi pasur shkëmbime me SHISH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat