Berisha i kërkon Prokurorisë të nisë hetimet ndaj Edi Ramës, ja arsyeja

Shqipëria

Berisha i kërkon Prokurorisë të nisë hetimet ndaj Edi Ramës, ja arsyeja

Më: 8 maj 2017 Në ora: 23:10
Ish- kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama

Ish- kryeministri Sali Berisha shkruan për kompaninë italiane që do të ndërtonte bypassin e Fierit, por u largua pasi mori lekët nga shteti shqiptar.

Berisha shkruan se pas këtij skandali fshihet Edi Rama, ndaj ai i bën thirrje Prokurorisë të nisë hetime

Statusi i Berishës

Prapa skandalit te kompanise "Serenissima" qendron vet direkt Edi Rama!

Te dashur miq, prapa skandalit te fundit me kompanine "Serenissima" te ndertimit te Baypassit te Fierit qendron direkt Edi Rama.

I bej thirrje prokurorit te pergjithshem te hape me urgjence hetimet per kete skanadal te paprecedent. Kopmania ka marre parate nga Thesari dhe nuk ka paguar nenkontraktoret per punen e tyre.

Kompania ne betejen e pandershme me nenkontraktoret, te cilet nuk i paguante per punen qe benin, ka patur mbeshtetje direkt Edi Ramen. Shefja e Kabinetit te Rames, Vali Bizhga ka kercenuar disa here me telefon, sigurisht me urdher te Rames, nenkontraktoret qe kerkonin parate per punen e kryer. Presion i madh ndaj tyre eshte bere per te mos paditur kompanine qe i mashtronte, e cila me sa duket ndante parate e rruges me Edvinin.

Ekziston nje lidhje problematike midis kompanise Serenissima dhe kompanise qe Lal Plehu ka kontraktuar per plehrat e Tiranes.

I bej thirrje prokurorit te pergjithshem te nisin menjehere hetimet per skandal qe ndodh vetem ne shtete te falimentuara qe vidhen nate e dite nga qeveritaret e vet! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat