Monika Kryemadhi: Ja kush e ka shkaktuar krizën politike në Shqipëri

Shqipëria

Monika Kryemadhi: Ja kush e ka shkaktuar krizën politike në Shqipëri

Më: 8 maj 2017 Në ora: 23:15
Zv/kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Zv/kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në "5 pyetjet nga Babaramo", tha se Rama është kryeministri i zgjedhur nga një Parlament legjitim dhe i votëbesuar nga qytetarët.

Por për krizën politike në vend ajo u shpreh se shkaktare janë 2 partitë e mëdha PS dhe PD.

“Shkaktare të kësaj situate janë dy partitë e vjetra. Të dyja palët duhet të lëshojnë në qëndrimet e tyre. Kemi një çadër prej 75 a 76 ditësh dhe nga ana tjetër një qeveri indiferente ndaj disa problematikave që qëndrojnë. pra, për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Zgjedhjet e 18 qershorit kanë një rëndësi shumë të madhe. Ne akoma diskutojmë çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pas 27 vitesh tranzicion. Gjë që është shumë dëshpëruese. Demokracia është baza kryesore me të cilën zhvillohet e gjithë shoqëria”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat