“PD mund të zhduket si dinozaurët, s’është ndonjë gjë e madhe”

Shqipëria

“PD mund të zhduket si dinozaurët, s’është ndonjë gjë e madhe”

Më: 9 maj 2017 Në ora: 09:29
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka folur rreth krizës politike në vend dhe bojkotimin e zgjedhjeve nga PD-ja.

I ftuar në emisionin Dritare me Rudinën në Vizion Plus, deputeti socialist tha se nuk është fundi i botës nëse PD zhduket nga skena politike, duke e krahasuar atë me zhdukjen e dinozaurëve.

“Unë nuk mendoj se do ishte fundi i botës po të zhduket PD nga skena politike, Edhe Partia Demokratike, ashtu si dinozaurët mund të zhduket. Partia Demokratike mirë që nuk futet në garë por deklaron se do prish dhe garën. Edhe kur vdiq Hitleri kishte jetë edhe kur vdiq Enveri kishte jetë. Edhe po të zhduket PD nuk do të ndodhë ndonjë gjë e madhe”, u shpreh Bushati,.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat