Basha: Në 83 ditë, beteja jonë ka qenë më patriotikja

Shqipëria

Basha: Në 83 ditë, beteja jonë ka qenë më patriotikja

Më: 11 maj 2017 Në ora: 22:26
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkruar në Facebook se në 83 ditë beteja e tyre ka qenë më patriotikja, më qytetarja, më paqësorja që ka njohur Shqipëria dhe Evropa.

Shkrimi i plotë i Bashës:

Në 83 ditë beteja jonë ka qenë më patriotikja, më qytetarja, më paqësorja që ka njohur Shqipëria dhe Europa, në vite. I tillë do të jetë edhe bashkimi më i madh i shqiptarëve ditën e shtunë, më 13 maj. Kukumjaçkat e republikës së vjetër nuk na trembin, nuk na shkurajojnë e nuk na ndalin dot tek kauza europiane e zgjedhjeve të lira e të ndershme, duke përhapur keqinformime dhe panik.

Si më 18 shkurt, si në 83 ditët që e pasuan, ne do të bashkohemi, të shtunën, në një manifestim që nuk është thjesht manifestim, por një bashkim që do të ketë një emër e do të hyjë në histori si referendumi për Republikën e Re. Kësaj i trembet republika e vjetër, kupola politike e saj, krimi e droga, dhe duhet t’i tremben. Nuk ka forcë kriminale, shtet të korruptuar t’i bëjë ballë dëshirës së qytetarëve për liri. Nuk ka luftë e betejë më europiane se beteja për zgjedhjët e lira e të ndershme.

E ardhmja europaine e Shqipërisë do të kalojë nga autostrada referendare e 13 majit që do t’i japë zërin e gjithë popullit shqiptar, vulën e gjithë popullit shqiptar qëndresës për zgjedhje të lira e të ndershme, të vetmet zgjedhje që do të bëhen në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat