Protesta e PD/ Zv.Ministrja e Brendshme: Policia ka disa indicie që...

Shqipëria

Protesta e PD/ Zv.Ministrja e Brendshme: Policia ka disa indicie që...

Më: 12 maj 2017 Në ora: 22:43
Zëvendës ministrja e Punëve të Brendshme

Zëvendës ministrja e Punëve të Brendshme tha se policia është në gatishmëri për protestën e opozitës.

Në “Intervistën e Mbrëmjes” Gjebrea tha se ka disa informacione që e bëjnë policinë të jetë më e kujdeshme.

Gjebrea: Ne jemi të sigurtë dhe të qetë për protestën që do organizohet nesër nga PD dhe policia është në gatishmëri të plotë, të mirëtrajnuar për të përballuar këtë protestë. Ne jemi të sigurtë që ata do tregojnë profesionalizmin dhe do tregojnë pse besimi i qytetarëve është tek policia. Sigurisht ka informacione që na bëjnë të jemi më të kudjshëm por jam e bindur që strukturat e policisë që edhe sot që flasim po trajnohen nga misionet amerikane dhe euorpiane për të reaguar në raste të tilla.

Çfarë informacione keni?

Gjebrea: Këto informacione i ka policia. Nuk jam në pozicionin që të jap detaje, kemi disa indicie, pro kjo nuk do të thotë se policia nuk është në gjendje të përballojë këtë protestë.

Numri dy i ministrisë së Brendshme bëri apel të gjithë qytetarëve që do dalin në protestë që të protesojnë paqësisht dhe pa dhunë.

Gjebrea: Dëshiroj të jape edhe disa mesazhe për atë retorikën e dhunshme që përdor PD e cila mund të ketë edhe pasoja. Është e rëndësishme që protesta të jetë paqësore në jemi për të respektuar liritë në demokraci, por jemi që të shmenget dhuna.

Policia është e mirëtrajnuar dhe e gatshme për të reaguar në protesta të tilla. Strukturat e policisë kanë reaguar siç duhet duke shmangur konfrontime të cilët mund të sjellin pasoja.

Ato informacione që i ka policia i ka trajtuar me seriozitet, por është e rëndësishme t’i bëjmë thirrje qytetarëve që të shmanget dhuna dhe mos tejkalohen liritë që i jep e drejta e një proteste por të ndihmojnë për të qenë pjesë e mbështetjes, pra për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat