Basha falenderim zemre për shqiptarët që dje sfiduan provokimet e shantazhet!

Shqipëria

Basha falenderim zemre për shqiptarët që dje sfiduan provokimet e shantazhet!

Më: 14 maj 2017 Në ora: 15:42
Lulzim Basha ne proteste

Një ditë pas protestës që opozita shqiptare mbajti kundër qeverisë Rama, lideri demokrat Lulzim Basha ka falënderuar të gjithë qytetarët nga mbarë Shqipëria që ju bashkuan tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

"Dua t’ju falenderoj nga zemra gjithsecilin prej jush, qindra mijëra bashkëqytetarët e mi që sfiduat frikën, sfiduat provokimet e shantazhet, sfiduat propogandën qeveritare dhe u ngritët me shpresë dhe besim në zemër për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj në sheshin e Republikës së Re. Ngrihemi Bashke, Zgjedhje Te Lira, Republika e Re”, - shkruan Basha në një status në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, ku ka shpërndarë edhe një video me momentet më interesante të protestës.

  Opozita protestoi përreth dy orë për të kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. 

Protesta u mbajt në bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit” ku në një podium të ngritur para kryeministrisë u mbajtën dhe disa fjalime nga qytetarë të rretheve të ndryshme në Shqipëri.

Fjala e liderit demokrat Lulzim Basha përmbylli edhe protestën paqësore, e cila sic ai tha do të pasohet nga një tubim i radhës. 

“E treta e vërteta u shpreh Basha”, teksa përsëriti vazhdimisht se do të shënohet fundi i republikës së vjetër siç ai quan qeverinë aktuale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat